Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Bulqizë, ku për shkak të mungesës së stafik mjekësor një nënë ka humbur trinjakët e saj.
Gruaja 30 vjeçare Enkeleda Rexhepi kishte ardhur nga një fshat në spitalin e Bulqizës për të lindur trinjakët e saj. Foshnja e parë ka lindur me asistencën e një infermiereje ndërsa vështirësi ka patur për ardhjen në jetë dy fëmijëve të tjerë. Në spitalin e Bulqizës nuk ka patur asnjë mjek gjinekolog dhe pavarësisht se një staf është nisur nga Tirana me helikopter këtë të premte, ka qenë tepër vonë për fëmijët. Mjekët nga Tirana i kanë gjetur foshnjet të vdekura.
Dy foshnjet në barkun e nënës kanë vdekur, po ashtu dhe fëmija e porsalindur. Ndërkohë që gjendja e gruas momentalisht duket e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se nëna e tre fëmijëve ka ardhur nga një fshat i largët (Ostren). Gruas i është dashur të kalojë një orë rrugë me kalë dhe më pas një makinë e ka sjellë në spital. (G.Express)