Athinë, 5 dhjetor – Me probleme serioze në frymëmarrje për shkak të tymit të dendur, tre persona janë dërguar në spital, pas zjarrit që shpërtheu në Athinë, ndërsa 20 të tjerë u evakuuan me ndihmën e shërbimit zjarrfikës, transmeton gazeta KOHA.
Sipas mediumeve në Greqi, zjarri shpërtheu në katin e parë të hotelit, ndërsa tymi i dendur është zgjeruar shpejtë dhe ka arritur deri te katet e fundit, ndërkaq është krijuar edhe panik në mesin e mysafirëve dhe të punësuarve.
Nga shërbimi zjarrfikës i Greqisë kumtuan se zjarri është vënë nën kontroll. (koha.mk)