Madrid, 27 tetor – Një numër i madh i mjekëve në Spanjë sot filluan grevë, për herë të parë pas 25 viteve, duke kërkuar njohje më të madhe për punën e tyre të lodhshme gjatë luftës gjashtë muajshe me koronavirusin.
Sipas sindikatës CESM, sot në grevë morën pjesë 85 për qind e 267.000 punonjësve shëndetësor.
Qeveria sot paralajmëroi se buxheti për shëndet publik do të rritet për 151 për qind të plota, gjegjësisht për tre miliard euro, prej të cilave 2,4 miliard nga BE-ja, për furnizim të vaksinave dhe përforcim të rrjetit publik të mjekëve nga mjekësia e përgjithshme.