Lubjanë, 23 mars – Një burrë i moshuar është viktima e tretë e koronavirusit në Slloveni, transmeton korrespodenti i MIA-s nga Lubjana.
Bëhet fjalë për person 67 vjeçar, i cili u soll në Qendrën Klinike Universitare në Lubjanë nga trajtimi në shtëpi dhe në gjendje të rëndë. Sipas mjekëve burri nuk vdiq si pasojë e drejtpërdrejtë e Kovid-19 dhe thanë se ata ishin në prag të rastit shumë të ndërlikuar.
Mbrëmë, po ashtu një grua 90 vjeçare e vendosur në shtëpinë e pleqve në Metlika vdiq si pasojë e Kovid-19.