Pesë parti sot nënshkruan marrëveshje për formim të qeverisë së qendrës së majtë në Slloveni, e kryesuar nga mandatari Marijan Sharec.
“Besoj se të gjithë e morëm atë që e dëshiruam dhe se qeveria do të jetë tërësisht operative për dy javë”, deklaroi Sharec.
Ato parti kanë mbështetje së bashku nga 43 deputetë në Parlamentin në të cilin ka 90 anëtarë. Ata dakorduan bashkëpunim me partinë E Majta që të mund të formojnë qeveri minoritare që duhet të hyjë në fuqi nga mesi i shtatorit.
Sipas analistëve lokal qeveria e tillë nuk do të jetë stabile.
Fitues në zgjedhjet në qershor – Partia antiemigrante Demokratike Sllovene e ish-kryeministrit Janesh Jansha nuk arriti të fitojë mbështetje për formim të qeverisë.