Lubjanë, 22 tetor – Më shumë se 1.600 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në Slloveni. Kjo është njoftuar në faqen e internetit “24 UR” e cila boton informacion jozyrtar në lidhje me virusin çdo mëngjes, për të cilat më vonë janë konfirmuar të sakta.
Në Slloveni, hyri në fuqi ora policore, pra kufizimi i lëvizjes mes orës 21:00 dhe 06:00 dhe autoritetet u kërkuan qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.
Shoqërimi është i kufizuar në maksimum prej gjashtë personash dhe ekziston ndalim i lëvizjes midis rajoneve.
Qeveria ka vendosur të lejojë gara në sporte ekipore, por vetëm në nivelin më të lartë, ndërsa ngjarjet sportive vendase dhe ndërkombëtare pa spektatorë lejohen për sportet individuale.
Tani lejohen trajnimet për atletët olimpikë, botërorë, ndërkombëtarë dhe klasës premtuese si dhe atletë profesionistë mbi moshën 15 vjeç të cilët janë të regjistruar si atletë profesionist në Ministrinë.
Qeveria ka zbuluar gjithashtu që edhe në rajonet e kuqe, parukierët dhe sallonet e bukurisë mund të pranojnë një klient në 20 metra katrorë. Deri më tani mendohej se në këto rajone, parukierët mund të kishin vetëm një klient në mjediset e biznesit.