Lubjanë, 1 prill – Në Slloveni janë konfirmuar 39 raste të reja me koronavirus, që është për gjashtë persona më pak se dje, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana.
Numri i personave të testuar në 24 orët e fundit është 1.288. Nga të gjithë të prekurit vetëm 119 janë hospitalizuar, ndërsa në repartet për kujdes intensiv shërohen 31 pacientë.
Sipas të dhënave të Qeverisë sllovene, edhe dy persona kanë vdekur si pasojë e Kovid-19.
Kjo që i shqetëson të gjithë është rritja e të infektuarve në shtëpitë për persona të moshuar. Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punës Mateja Ribiç, deklaroi se në këto shtëpi janë infektuar gjithsej 137 persona të moshuar dhe 30 punonjës shëndetësorë. Deri më tani infektimi është konfirmuar në gjithsej tetë shtëpi pleqsh.
Zëdhënësi i Qeverisë Jelko Kacin, publikoi se edhe dy të burgosur nga burgu Dob janë pozitivë ndaj koronavirusit. (koha.mnk)