Lubjanë, 3 prill – Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore në Slloveni, janë regjistruar 37 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus, që paraqet rënie në krahasim me ditën e djeshme kur kishte 56 të infektuar të ri.
Siç transmeton korrespondenti i MIA-s nga Lubjana, numri i personave të shtruar në spital për shkak të Kovid-19 ra nga 119 në 112. Në njësinë e kujdesit intensiv, ka dy pacientë më pak, në fakt atje tani po shërohen vetëm 29.
Nuk ka të dhëna për raste të reja të vdekjes si pasoj nga koronavirusi.
Ka gjithsej 934 persona të infektuar me koronavirus në Slloveni.