Bratisllavë, 28 shkurt – Në Sllovaki sot filluan zgjedhjet parlamentare për Këshillin kombëtar (parlamentin sllovak njëdhomësh), transmetojnë mediat ruse.
“Votimi filloi në orën 7 dhe do të përfundojë në orën 22 sipas kohës lokale”, kumtoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). “Në vend janë hapur 5.998 vendvotime”, shtoi KQZ.
Qytetarët mund të votojnë edhe përmes Internetit, ndërsa kjo mundësi shfrytëzohet kryesisht prej sllovakëve të cilët jetojnë jashtë vendit.
Për 15 vendet e deputetëve luftojnë kandidatë të 23 partive dhe një koalicion partiak. Për të hyrë në parlament çdo parti politike apo koalicion duhet t’i fitojë të paktën pesë për qind të votave.
Numri më i madh i votuesve, sipas hulumtimeve sociologjike, kanë për qëllim që votën e tyre t’ua japin kandidatëve të partisë “Drejtimi – Socialdemokracia”. Në tetë vitet e fundit përfaqësuesit e saj e drejtojnë Qeverinë e pandryshueshme sllovake.
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve priten të dielën.