Damask, 9 nëntor – Armata siriane kumtoi se gjatë operacionit ushtarak në pjesën qendrore të Sirisë, ka liruar 19 gra dhe fëmijë, të cilët pothuajse katër muaj janë mbajtur si pengje nga ana e pjesëtarëve të grupit xhihadist Shteti Islamik (SHI).
Operacioni është zbatuar në rajonin e Hamima, në lindje të qytetit Palmira.
Pengjet e liruara ishin ndër 30 personat të cilët u rrëmbyen nga ana e xhihadistëve më 25 korrik në provincën jugore siriane Svejda.
Armata informoi edhe se gjatë operacionit janë vrarë të gjithë xhihadistët që i kanë mbajtur pengjet.