Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) ka njoftuar se 104 mijë njerëz janë vrarë duke u torturuar gjatë periudhës prej marsit të vitit 2011, kur filloi kriza siriane, e deri në shtator të vitit 2017, transmeton Anadolu Agency (AA). Në një raport të publikuar nga SNHR thuhet se “104 mijë njerëz janë vrarë duke u torturuar gjatë periudhës marsi 2011 deri në shtator 2017, nga të cilët 13 mijë prej tyre janë fëmijë dhe 57 mijë janë gra.” Ndër të tjera në raport theksohet se 106.727 persona janë arrestuar në periudhën prej fillimit të krizës në Siri, mars 2011 e deri në shkurt 2017 dhe se 90.15 për qind e tyre janë zhdukur me forcë.
Gjithashtu në raport vihet në dukje se që prej fillimit të bisedimeve në Astana më 23 janar e deri tani janë arrestuar të paktën 5 mijë e 24 persona si dhe janë zhdukur me forcë 5 mijë 27 të tjerë.
Për 87 për qind e të arrestimeve është përgjegjës regjimi i Sirisë bëhet e ditur në raport. Gjithashtu vihet në dukje se Kombet e Bashkuara dhe garantuesit për bisedimet në Astana kanë kërkuar ngritjen e një komisioni për të ndjekur “zhdukjet me forcë dhe rastet e 86 mijë personave të humbur, ku 90 për qind e tyre ndodhen në duart e regjimit.”
Raundi i 7-të për Sirinë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, vazhdon me negociata dypalëshe midis delegacioneve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit.