Teheran, 8 korrik – Më shumë se njëqind persona janë lënduar, ndërsa disa ndërtesa janë shkatërruar në tërmetin me intensitet prej 5,7 ballë sipas shkallës së Rihterit, që sot e goditi pjesën jugperëndimore të Iranit.
Enti Gjeologjik Amerikan ka bërë të ditur se tërmeti ka goditur rajonin rreth 84 kilometra në lindje të qytetit iranian Ahvaz, i njohur sipas burimeve të naftës, ndërsa epiqendra ka qenë në afërsi të Masxhid Solejman në provincën Huzestan, rreth 450 kiloemtra nga teherani.
Në afërsi të epiqendrës, rreth 6.000 persona jetojnë në 15 fshatra.
Ekipet e shpëtimit e kërkojnë zonën malore rreth qytetit Masxhid Solejman.(koha.mk)