Nju-Jork, 31 mars – Numri i rasteve të infektuara nga Kovid-19 në shtetin amerikan më rëndë të goditur Nju-Jork u rrit për më shumë se 9000 në 75.795, me shkallë të vdekshmërisë të rritur për 27 për qind.
Numri i rasteve të vdekjes tani është 1.550. Këtë e theksoi sot guvernatori i Nju-Jorkut, Endrju Kuomo.
Ai shtoi se virusi korona është më i fuqishëm se sa që pritet.
“Ne ende po shkojmë lartë, beteja kryesore do të jetë në majë të malit”, tha Kuomo.(koha.mk)