Në shtëpinë e Boki13 janë konfiskuar para dhe piktura të shtrenjta

Shkup, 16 korrik – Deri në orët e mëngjesit është zhvilluar bastisja në shtëpinë e Bojan Jovanovskit, i njohur si Boki13, gjegjësisht në shtëpinë familjare të prindërve të tij. Sipas informacioneve të portalit “Fokus”, në shtëpinë e Jovanovskit është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e parave, ashtu edhe siç informuan një pjesë e mediave në vend.

Përveç pikturave të piktorëve të njohur, megjithatë siç mëson “Fokus” janë konfiskuar edhe dëshmi të rëndësishme, që lidhen me hetimin në lëndën “Reket”, të cilën të hënën e hapi Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, transmeton gazeta KOHA.

Prokuroria i ngarkon me akuzë Jovanovskin dhe Zoran Milevskin për “reket” ndaj një afaristi të njohur i cili ka qenë nën hetim nga Prokuroria Speciale Publike. Rekti është zhvilluar në atë mënyrë që i dyshuari i parë Jovanovski ka kërkuar nga biznesmeni dhe ka arriti të marrë, para në këmbim të lirimit nga ndjekja penale. Nga shuma e kërkuar fillimisht prej 8 milionë euro, kërkesa është ulur në 5 milionë, që në fund ti paguhen të akuzuarit të parë 1.5 milionë euro. (koha.mk)