Udhëtimet e shtetasve bullgarë në shtator të vitit 2019 kanë qenë mbi 653 mijë apo për 3,2 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Rritje e numrit të udhëtimeve në raport me shtatorin e vitit të kaluar është evidentuar drejt Maqedonisë së Veriut – 16,2 për qind, Rumani – 7,2 për qind, Serbi – 3,7 për qind, Austri – 2 për qind, Turqi – 1,9 për qind, Greqi – 1,4 për qind, Gjermani – 1,3 për qind dhe të tjera.
Njëkohësisht janë zvogëluar udhëtimet e bullgarëve për në Rusi – për 19,5 për qind, Çeki – 10,9 për qind, Hungari – 7,5 për qind, Portugali – 4 për qind…
Në shtator të vitit 2019 numri më i madh i udhëtimeve të shtetasve bullgarë kanë qenë të realizuara drejt Greqisë – 158.000, Turqisë – 155.600, Serbisë – 49.100, Rumanisë – 48.800, Gjermanisë – 42.000, Republikës së Maqedonisë së Veriut – 38.800, Austrisë – 20.300.