Në shtator opinioni do ta shohë Opel Omegan e rastit Monstra. Gjykatësi Ognen Stavrev, raporton SHENJA, tha se gjatë muajit shtator, përveç avokatëve, të akuzuarve, prokurorëve dhe gjykatësve, veturën Opel Omega që e kanë shfrytëzuar gjoja autorët e vrasjes, do të kenë mundësi ta shohin edhe gazetarët.
Gjykatësi Ognen Stavrev tha se në seancën e ardhshme të caktuar për të premten e ardhshme, do të darkordohet edhe koha e shkuarjes në inspektim.
Këtë veturë deri më tani nuk e ka parë mbrojtja asnjëherë vetëm nëpërmjet fotografive
Dhe gjasat që në atë makinë të ketë më gjurmë janë tejet të vogla.