Në shtator të këtij viti vendi gjithsej ka shpenzuar 536.533 megavatë orë energji elektrike, 35,476 milionë metra kub normal gaz natyror, 433.043 tonë qymyrgur dhe 87.726 tonë produkte të naftës.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, 91,6 për qind nga energjia e shpenzuar elektrike është prodhim vendor, ndërsa 95,2 për qind nga gjithsej qymyrguri i përdorur për prodhimin e energjisë.