Në shtator, 1009 leje për ndërtim banesash

4

Shkup, 11 nëntor – Ndërtimi i 1.009 banesave me sipërfaqe të përgjithshme prej 78.143 metra katrorë është paraparë në shtator të këtij viti, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë, raporton gazeta KOHA. Janë ndarë 297 leje për ndërtim ose 6 6 për qind me pak se në krahasim me muajin e njëjtë vitin e kaluar, ndërsa vlera e paraparë e objekteve është 5.088.315.000 denarë, që është për 21,7 për qind më shumë se në krahasim me shtatorin 2015. Nga numri i përgjithshëm i lejeve të miratuara për ndërtim, 196 ose 66 për qind janë për ndërtim të lartë, 23 ose 7,7 për qind janë për ndërtim të ultë, ndërsa 78 ose 26,3 për qind janë objekte për rikonstruim. Prej gjithsej 297 objekteve, për 203 ose 68.4 për qind investues janë persona fizikë, ndërsa për 94 ose 31.6 për qind investues janë subjekte afariste.

Comments are closed.