Tiranë, 8 mars – Në Shqipëri, shitja e të mirave luksoze, përfshirë ushqimin nga jashtë, detergjente, mobilje dhe stoli, u rrit prej fillimit të pandemisë, kumtoi Instituti për statistika (INSTAT) për të dhënat për vitin 2020.
Në krahasim me vitin 2019, importi I kafesë, cigareve, alkoolit he orëve u pakësua, ndërsa vitin e kaluar më të shitura janë brumërat, drithërat, mielli dhe vaji.
Për shkak të ndalesës së dasmave, tubimeve festive dhe mbylljes së bareve dhe restoranteve, konsumi I alkoolit është pakësuar, megjithatë, kur bëhet fjalë për stoli, shitje të stolive më të shtrenjta se 1.000 euro është rritur për pesë për qind.
Sipas mediumeve shqiptare supozohet se kjo bëhet për shkak të qytetarëve më të pasur në Shqipëri, të cilët nuk mundën të udhëtojnë për shkak të pandemisë, por paratë I shpenzuan në shitoret lokale.
Shitja e deterxhenteëe në mars të vitit 2020 u rrit për 50 për qind dhe për tetë për qind gjatë tërë vitit në krahasim me vitin paraprak.
Gjithashtu, shitja e buzëkuqëve është pakësuar për 20 për qind, sipas të gjitha gjasave për shkak të mbajtjes së maskave.
Nga ana tjetër, kërkesa për prodhime për kujdes të lëkurës, sapunëve dhe prodhimeve për flokë është rritur, përderisa shitja e parfumeve është në nivel të njejtë si në vitin 2019.