Në Shqipëri shifra rekorde të të infektuarve me virusin korona, opozita akuzon për fshehje të numrave real

81

Në Shqipëri rritet numri i të infektuarve me virusin korona, numri i të shëruarve, por edhe i të vdekurve.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 139 raste pozitive të virusit korona që është numri më i madh i të sapo infektuarve  për një 24 orësh, nga paraqitja e pandemisë. Metropoli shqiptar  vazhdon të jetë vatra kryesore e sëmundjes, prej ku  janë madje 60 për qind ose 81  të sapo infektuar.

Në të njëjtën kohë në listën e personave të shëruar  janë futur edhe 69 persona, ndërsa kanë vdekur gjashtë pacientë.

Në Shqipëri, me 561 testet e fundit, deri tani janë kryer 43.764 teste,  rezultat pozitiv është marrë te 5.889, betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 3.123 ndërsa e kanë humbur 182 persona.

Aktivë të sëmundjes janë 2.589 prej tyre 1.451 janë në Tiranë, 302 në Durrës dhe 230 në Shkodër.

Në Klinikën Infektive dhe spital “Shefqet Ndroqi”, i njohur si spitali Kovid 2, trajtohen 110 pacientë prej të cilëve 27 në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për shkak të rritjes së përhershme të rasteve të reja Ministria  e shëndetësisë paralajmëroi hapje edhe të spitalit Kovid-3.

Në ndërkohë opozita e akuzoi qeverinë se  jo vetëm që nuk bën  numër më të madh të testeve, të cilat janë të domosdoshme, por edhe i fsheh numrat real të të infektuarve.

Comments are closed.