Tiranë, 30 nëntor – Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 557 të infektuar të rinj me Kovid-19 por edhe numri i të testuarve është pothuajse dy herë më i ulët, krahasuar me ditën e djeshme kur u regjistrua një rekord i ri negativ i të infektuarve.
Megjithatë, përqindja e të sapoinfektuarve krahasuar me të testuarit është pothuajse identike, përkatësisht rreth 30 për qind.
“Në 24 orët e kaluara, betejën me virusin e rrezikshëm e kanë humbur 12 persona në kushte spitalore ose 810 deri më tani. Për fat të mirë, betejën e kanë fituar 368 ose 18.849 nga gjithsej 38.182 njerëz të infektuar. Ne ju kërkojmë që të shmangni çdo grupim, t’i kufizoni kontaktet dhe lëvizjen, të mbani maskë mbrojtëse kudo përveç në shtëpitë tuaja, ta ruani higjienën”, apelon Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Gjatë ditës, megjithatë, tema kryesore në vend është vetëvrasja e një pacienti tjetër me kovid duke kërcyer nga ballkoni i një spitali në Tiranë, ku ishte i hospitalizuar, rasti i pestë që nga mesi i gushtit.
Ish-Ministri shqiptar i Shëndetësisë, anesteziolog-reanimator i njohur dhe profesor universiteti, Tritan Shehu e konsideron këtë si një pasojë katastrofale e menaxhimit jo të duhur të gjendjes.
“Vetëvrasje në spital nuk kanë ndodhur në asnjë vend tjetër, por vetëm në Shqipëri, kështu që mund të quhet një fenomen shqiptar, i cili duhet të hulumtohet mirë. Kjo lidhet me një problem të madh shqiptar në trajtimin e këtyre pacientëve dhe qëndrimin ndaj tyre për shkak të shkaqeve komplekse që çojnë në vetëvrasje, në spitalet duhet të ketë të punësuar psikologë. Për shkak të shkaqeve komplekse që çojnë në vetëvrasje, spitalet duhet të punësojnë psikologë”, konsideron Shehu.
Ai shton se vetëvrasjet e shpeshta të pacientëve me kovid në kushtet e spitalit është një tjetër konfirmim i dështimit total në ballafaqimin me pandeminë.