Tiranë, 9 korrik – Sërish regjistrohen dy tërmete gjatë natës në Shqipëri me epiqendër Gjiri i Lazlit, informon Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) në Tiranë.
Sipas IGJEUM-së, tërmeti i parë u shënua në Hamallaj të Gjirit të Lalëzit në orën 02:30 minuta, me magnitudë 2.5, kurse i dyti në Fushë Krujë me magnitudë 1.8.
Nuk ka informacione për dëme dhe viktima.
Kujtojmë se ditë më herët, në datën 4 korrik, Tirana dhe Durrësi janë goditur nga tërmete me mbi 5 ballë të shkallës Rihter. Nga ky tërmet pati vetëm dëme materiale. Tërmeti u ndje edhe në Maqedoni dhe në Kosovë.