Tiranë, 10 janar – Instituti për shëndet publik i Republikës së Shqipërisë pohon se është regjistruar rasti i parë i vdekjes si pasojë e meningjitit.
“Bakteret e meningokoksemisë janë baktere serioze dhe fatale të cilat kanë evoluim jashtëzakonisht të shpejtë. Kjo është arsyeja që personi tek i cili është konfirmuar prania e këtij bakteri ka pasur fat të keq”, deklaroi Silva Bino, duke theksuar se nuk ka hapësirë për panik.
Shton se rastet e meningjitit janë sporadike.
“I ndjekim të gjithë personat të cilët janë të prekur me viroza të gripit. Nuk ka hapësirë për panik, nuk kishte epidemi për momentin”, pohon Bino nga Instituti.
Në Shqipëri ekziston dyshim bazë se qarkullon bakteri që e shkakton meningjitin. Brenda 48 orëve dyshohet se kanë humbur jetën tre persona, përfshirë edhe policin 27 vjeçar që humbi jetën dy ditë më parë. Gjithashtu, një djalë 30 vjeç nga Tirana dhe një grua 33-vjeç nga Durrësi, të cilët ndonëse iu nënshtruan një terapie intensive në reanimacion, humbën jetën.(koha.mk)