Tiranë, 16 shtator – Në Shqipëri ka nisur viti i ri shkollor 2019-2020. Rreth 380.000 nxënës janë ulur në bankat e shkollave. Për herë të parë në bankat shkollore janë ulur 24.000 filloristë.
Rreth 272.000 nxënës janë në arsimin fillor dhe rreth 90.000 nxënës janë në arsimin e mesëm.
Sivjet vërehet ulje e numrit prej 8.000 filloristëve në krahasim me vitin e kaluar.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta simbolikisht u ul në bankën shkollore duke u dëshiruar të gjithë nxënësve vit të lumtur dhe të suksesshëm shkollor, duke theksuar se arsimi është investimi më i sigurt për ardhmërinë evropiane.
Vit të suksesshëm shkollor uruan edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministrja e Arsimit, si dhe liderët të disa partive politike.