Tiranë, 17 korrik – Emigrantët shqiptarë në tremujorin e parë të vitit, familjeve të tyre në Shqipëri u kanë dërguar tetë për qind më shumë mjete krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Shqipërisë, në këtë periudhë ata kanë transferuar 147 milionë euro, që është për 12 milionë euro më shumë në krahasim me vitin e kaluar.
Analizat e Bankës Qendrore konfirmojnë se në Shqipëri pjesa më e madhe e mjeteve nuk transferohen përmes llogarive bankare. Kjo është për shkak të provizionit të lartë, si dhe nivelit të ulët të kulturës financiare, sidomos në rajonet rurale.