Athinë, 9 maj – Autoritetet e Shqipërisë në aeroportin në Tiranë kanë arrestuar një biznesmen grek i akuzuar për spiunazh, bënë të ditur mediat greke. Sipas gazetës “Imersia” është arrestuar një burrë 52 vjeçar, i cili ka pasur biznes në Shqipëri në sferën e ndërtimtarisë. Në çantën e tij janë zbuluar “materiale zbuluese”. Gazeta thekson se në lajmet në mediat shqiptare për arrestimin e biznesmenit grek janë transmetuar kuadro nga arrestimi gjatë javës së kaluar të iranianit në Tiranë nën akuzën e njëjtë për spiunazh.