Në Shqipëri 641 raste të reja me Kovid-19, katër të vdekur dhe 379 të shëruar

17

Tiranë, 15 janar – Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri virusi korona është diagnostikuar te 641 persona, nga 3.530 testet e bëra, që është 18 për qind e gjithsej të testuarve.

Me rastet e fundit pozitive të konfirmuara numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend u rrit në 66.635 nga 307.638 testet e bëra.

“Gjatë 24 orëve të fundit në listën e të shëruarve janë vendosur 379 ose 39.625 deri më tani, përderisa kanë ndërruar jetë katër pacientë të moshës prej 52 deri 80 vjeçare, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve është 1.265 persona. Aktivë në sëmundje janë 25.745 prej tyre 60 për qind janë në Tiranë, e cila edhe më tutje është vatra kryesore e sëmundjes”, informoi ministria.

Në katër spitalet e kovidit për momentin po trajtohen 280 pacientë, 33 janë në terapi intensive, përderisa gjashtë të intubuar.

Në ndërkohë vazhdon vaksinimi i punonjësve shëndetësorë, të cilët janë direkt të përfshirë në mjekimin e pacientëve me kovid. Sot filloi vaksinimi i personelit mjekësor në spitalit e dytë të kovidit, gjegjësisht “Shefqet Ndroqi”.