Tiranë, 2 prill – Në Shqipëri janë regjistruar 18 të infektuar të rinj nga koronavirusi, me ç’rast numri i përgjithshëm është rritur në 277 persona.
“Në 24 orët e fundit janë testuar 96 raste të dyshimta, me ç’rast 18 janë konfirmuar. Deri më sot, janë testuar 1.919 raste të dyshimta, pozitive në Kovid-19 janë 277 raste, prej tyre tetë janë fëmijë. Mosha mesatare e të infektuarve është 50 vjeç. Lajmi mirë është se në 24 orët e fundit ka nëntë pacientë të shëruar ose gjithsej 76 persona”, deklaroi Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.
Sipas saj, paradite ka vdekur një burrë 78 vjeçar nga Durrësi, duke e rritur kështu numri e të vdekurve në 16.
Në Klinikën Infektive në Tiranë janë hospitalizuar 81 pacientë, prej të cilëve tetë janë në kujdes intensiv, ndërsa katër prej tyre janë të intubuar. Pacientët tjerë janë në gjendje stabile.