Tiranë, 29 mars – Numri i të infektuarve me “Kovid-19” në Shqipëri është rritur në 212 persona. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit, janë diagnostifikuar 15 raste të reja.
“Në 24 orët e fundit janë testuar 111 raste të dyshimta, me ç’rast persona me diagnostifikim të ri janë 15. Deri më sot, janë testuar 1.436 raste të dyshimta dhe nga ato janë konfirmuar 212. Dhjetë nga të infektuarit vdiqën ndërsa 40 janë shëruar. Për momentin 76 persona janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive në Tiranë, prej tyre gjashtë janë në kujdes intensiv, dhe katër të intubuar. Të tjerët janë në gjendje stabile deri në këtë moment”, deklaroi zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacoli.
Ajo shtoi se harta e të sëmurëve është zgjeruar me qytetin Mirditë, ndërsa numri i të sëmurëve rriten në Tiranë, Durrës dhe Fier.
Sipas vendit të jetesës numri më i madh i të infektuarve janë nga Tirana ose 121 persona, nga Fieri 22, Korça dhe Durrësi nga 12, Vlora, Elbasani, Lezha, Kruja dhe Shkodra nga pesë, Lushnja dhe Kavaja nga katër, Tropoja dhe Puka nga 3, Rogozhinë dhe Has nga dy, Berat dhe Mirditë nga një.
Ministria shqiptare e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale edhe njëherë dërgoi apel te qytetarët të mos shkojnë menjëherë në spital por të këshillohen me mjekun e tyre amë, ndërsa për informata në lidhje me koronavirusin të drejtohen në linjat telefonike të specializuara.