Në shkurt janë dhënë për 39,5 për qind më shumë leje për ndërtim

13

Shkup, 15 prill – Në shkurt të këtij viti janë dhënë 346 leje ndërtimi, që është për 39.5 për qind më shumë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Enti shtetëror për statistikë.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e vlerësuar e objekteve arrin 4,586,656 mijë denarë, që është për 50,4 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim, 205 ose 59.2 për qind janë për objekte nga ndërtimi i lartë, 31 ose nëntë për qind janë për ndërtime të ulëta dhe 110 use 31.8 për qind për objekte për rikonstruim.

Nga gjithsej 346 objekte, 214, përkatësisht 61.9 për qind si investitorë paraqiten persona fizikë, ndërsa 132, gjegjësisht 38.1 për qind e objekte, investitorë janë subjekte afariste.