Mbi 270 persona sot kanë marrë pjesë në garën e parë të bashkuar atletike në kuadër të shënimit të 70 vjetorit të NATO-s, në organizim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë të Armatës.
Në garën që e hapi Zoran Jankoviq, shef i Zyrës për lidhje të NATO-s në vend, morën pjesë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, shefi i SHM të Armatës gjeneral-nënkolonel Vaski Gjurçinovski, euroambasadori Samule Zhbogar si dhe përfaqësues të trupit ushtarak-diplomatik të akredituar në vend, MM dhe MPB .
Fituesit e garës do të kumtohen nesër në ceremoninë në Parkun e Qytetit.
“Sot në mënyrë simbolike treguam se gjatë tërë këtyre viteve kemi vrapuar drejtë një qëllimi të përbashkët dhe ai është anëtarësimi në NATO dhe kjo garë për fat të keq ka qenë më e vështirë se gara e sotme, edhe prej tre edhe prej pesë kilometrave. Kjo ka zgjatur një kohë të gjatë dhe kërkonte shumë përpjekje”, ka deklaruar Shekerinska pas arritjes së saj te caku. (koha.mk)