Shkup. 16 janar – Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit nga fillimi i reshjeve të reja të borës në bulevardet dhe rrugët e qytetit kanë hedhur 50 tonë kripë. Siç theksohet në kumtesën e Qytetit të Shkupit, ekipet e shërbimit dimëror intervenojnë nëpër të gjitha rrugët e Shkupit dhe në pikat kritike, ku e pastrojnë borën me mekanizëm. Në pastrimin e trotuareve dhe sipërfaqeve publike janë angazhuar 100 punëtorë dhe mekanizëm nga NP “Higjiena komunale”, punëtorët dhe mekanizmi nga “Parqet dhe gjelbërimet”, si dhe punonjës nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” të cilët punojnë në pastrimin e ulluqeve. Në kompetencë të Qytetit të Shkupit, siç theksohet në kumtesë, janë bulevardet dhe rrugë të caktuara të qytetit, ndërsa rrugët tjera janë në kompetencë të komunave dhe ata janë të obliguar për pastrimin dhe mirëmbajtje e tyre. Nga Qyteti i Shkupit apelojnë deri te qytetarët, këshillat banesore dhe pronarët e objekteve afariste të përmbahen deri te obligimi ligjor për pastrimin e borës nga hyrjet deri te objektet e tyre.