Shkup, 2 janar – Gjatë dy ditëve të fundit në Shkup janë regjistruar 12 rate të reja fruthit. Sipas njoftimit të autoriteteve shëdentësore bëhet fjalë për epidemi e cila i ka kapuar foshnjet dhe fëmijët e vegjël nga mosha 8 muaj deri në 4 vjet. Brenda këtyre ditëve në spital është pranuar edhe një pacient i moshës 31vjeçare, raporton gazeta KOHA.
Pjesa dërmuese e pacientëve sipas mjekes nga Spitali i Infektologjisë, Sasnja Petrushevska Marinkoviq, vuajnë nga pnevmonija brohupe. Përderisa te një pjesë e fëmijëve është konstatuar prezenca e enterokolid gastro.
Nga ana tjetër epidemiologu Xharko Karaxhovski, ka thënë se prekjet e fundit nga fruthi kryesisht i kanë kapluar persona që nuk kanë pranuar vaksionë. Prej gjithësej 15 mijë fëmijë jo të vaksinuar në Shkup, sipas mjekut Karaxhovski, nga data 19 dhjetor kur në një cerdhe në Radishani është paraqitur fruthi deri më tani janë vaksinuar 350 fëmijë.(koha.mk)