Shkup, 23 tetor – Janë sanksionuar gjithsej 557 shoferë në Shkup gjatë ditës së djeshme. Prej tyre, 93 shoferë kanë vozitur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.
Policia e komunikacionit ka shqiptuar 59 gjoba për automjete të parregulluara teknike dhe 52 për vozitje pa patentë shoferi, ndërsa janë sanksionuar edhe 16 motoçiklistë. Janë shqiptuar 93 gjoba për parkim të parregullt dhe 70 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme apelojnë të respektohen rregullat dhe dispozitat e komunikacionit që të rritet siguria në komunikacion.