Shkup, 14 qershor – Reparti për siguri në komunikacionin rrugor pranë Sektorit për Punë të Brendshme Shkup dje zbatoi kontroll për zbulimin e shoferëve të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes me automjet motorik në rajonin e qytetit të Shkupit, me ç’rast janë sanksionuar 36 shoferë të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes. Me ç’rast janë tejkaluar edhe 64 shkelje tjera për të cilat janë dhënë 19 urdhëresa pagesore mandatuese dhe 45 urdhëresa pagesore shkelëse.
Reparti për siguri në komunikacionin e rrugëve pranë Sektorit për punë të brendshme Shkup dje nëpër rajonin qendror të qytetit ndërmori edhe masa për parkim të paligjshëm të automjeteve rrugore. Me ç’rast në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 24:00, me automjet special karrotrec janë mënjanuar 54 automjete, ndërsa janë ndërmarrë gjithsej 63 masa për parkim të paligjshëm të automjetit motorik.