Shkup, 23 shtator – Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme policia zbatoi kontrolle të përforcuara në komunikacion me ç’rast janë shqiptuar gjithsej 325 sanksione, prej të cilave më së shumti – 128 për vozitje të shpejtë.
“Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 325 sanksione, midis të cilëve vozitje pa patentë shoferë 18 persona, tejkalim të shpejtësisë së lejuar për qarkullim 128 shkelje, parregullsi teknike dhe automjete të paregjistruara 11, gjithsej 9 motoçiklistë të sanksionuar, 78 masa për parkim të padrejtë të automjeteve dhe 74 automjete të larguar me karrotrec (gjithsej 152), ndërsa janë shqiptuar edhe 36 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse”, informojnë nga MPB.
Kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Nga MPB apelojnë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe dispozitat për ta rritur sigurinë në komunikacion.