Në Shkup sanksionohen 269 shoferë

18

Shkup, 28 shkurt – Gjithsej 269 masa komunikacioni janë shqiptuar gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shklupit, mes të cilave 78 për mosrespektim të shpejtësisl së lëvizjes.

Nga MPB-ja sot informuan se prej tyre, 26 sanksione janë për drejtim të automjetit pa patent shoferi dhe 19 për drejtim nën ndikim të alkoolit.

“Janë shqiptuar 17 sanksione për shfrytëzimin e celularit, nëntë masa për shofer fillestar, tetë për mospërdorimin e rripit të sigurisë, gjashtë për kalim në semafor të kuq, 37 për automjete të parkuar në mënyrë jo të rregullt”, thuhet në kumtesën e MPB-së dhe shtohet se kontrollet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.