Shkup, 11 janar – MPB-ja informon se gjithsej 179 masa u shqiptuan dje në territorin e qytetit të Shkupit, prej të cilave 28 për qarkullim me shpejtësi më të lartë sesa është e lejuar dhe 22 masa për drejtim të automjetit pa patent shoferi.
Për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të dëmtuara, u shqiptuan 17 gjoba, 10 sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, nëntë për përdorimin e telefonit celular dhe tetë masa për kalimin e semaforit në dritë të kuqe.
MPB-ja paralajmëron se kontrollet e intensifikuara të komunikacionit do të vazhdojnë në ditët në vijim.
“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.