Shkup, 8 qershor – NP Parkingje të Komunës Qendër, në bashkëpunim me policinë e trafikut, javën e kaluar kanë sanksionuar 179 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt të cilat e kanë penguar zhvillimin normal dhe të sigurt në trafik.
“Në periudhën prej 31 maj deri më 6 qershor, me ndihmën e automjetit special “karrotrec” të NP PKQ janë larguar 123 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me vendosjen e mjetit mekanik “Bllokues” janë sanksionuar 56 automjete të cilat janë hasur në zona rezidente, ndërsa nuk kanë qenë përdorues-rezidentë në sektorin në të cilin kanë qenë të parkuara”, informojnë nga NP PKQ.
Prej atje potencojnë se bashkërisht me Komunën e Qendrës çdo ditë kujdesen që ta sjellin në rend kaosin në trafik të ndodhur nga automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt në territorin e komunës.
“Përkujtojmë në respektim të rregullave në trafik nga ana e çdo pjesëmarrësi në trafik me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në rrugë”, thonë nga NP PKQ.