Shkup, 24 prill 2019 (MIA) – Faza e parë e dezinfektimit (nga toka) kundër larvave të mushkonjave në Shkup do të kryhet nesër, nga ora 8.00 e deri në 17.00.
“Nëse kushte e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinfektimit, kjo do të bëhet gjatë të ditës së ardhshme, termimin e njëjtë, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme”, bëri të ditur Qyteti i Shkupit.
Autoritetet e qytetit i njoftojnë bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.