Shkup, 30 janar – Në Strumicë prej dje janë në fuqi rekomandimet dhe masat kundër ndotjes, sepse në dy ditët paraprake është tejkaluar pragu i alarmit të PM 10 grimca prej 200 mikrogramë në metër kub.
Ajri është i ndotur edhe në Shkup. Mbrëmë janë vërejtur përqendrime të grimcave PM 10 prej përafërsisht 400 mikrogramë. Në Qendër gjatë natës prej orës 22 përqendrimet kanë qenë mbi 300 duke arritur deri në 398 në orën 22 dhe 356 në orën 23. Pastaj kanë filluar të ulen, ndërsa në mëngjes në orën 08.00 janë matur 51 mikrogramë.
Përqendrime të larta me mbi 300 mikrogramë gjatë natës janë vërejtur edhe në stacionin matës te Rektorari prej mbi 200 mikrogramë në orën 16, derisa në orën 23 kanë arritur 375 mikrogramë në metër kub, ndërsa matja e fundit tregon 81 mikrogramë.
Në stacionin matës në Butel përqendrimi më i lartë është 233 mikrogramë, ndërsa në mëngjesin e sotëm janë 73 mikrogramë në metër kub.
Në Karposh janë regjistruar përqendrime prej 136 deri nl 187 mikrogramë në metër kub.
Që të aktivizohen masat në Shkup duhet të regjistrohen dytë radhazi përqendrime të mesme ditore mbi 188 mikrogramë në dy stacione matëse.
Dje përqendrimet e mesme ditore në Shkup kanë lëvizur prej 152 në Qendër, 170 në Karposh, te Rektorati 191, Milladinoc 156 dhe në Butel 125. Sot përqendrimet e mesme ditore në Shkup lëvizin prej 193 mirkogramë, Karposh 127, te Rektorari 211, Miladinoc 130, Butel 125 mikrogramë.
Mes masave që rekomandohen kur do të tejkalohet pragu i alarmimit, ndërsa të cilat sot janë fuqi në Strumicë janë lirimi nga obligimet ditore të grave shtatzëna, personat më të vjetër se 60 vjet, si dhe personat me astmë kronike, me rekomandim të mjekut amë. organizimi i vendit të punës në ambient të hapur prej orës 11 deri në orën 17.