Shkup, 22 shkurt – Vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar 142 masa të trafiku, në kuadër të kontrolleve të përforcuara të aksionit.
Nga MPB-ja informuan sot se nga numri i përgjithshëm i sanksioneve, për mosrespektimin e shpejtësisë janë 39 gjoba, 11 sanksione janë për vozitje pa patentë shoferi, gjashtë për automjete me defekte teknike.
“Janë shqiptuar pesë sanksione për shfrytëzimin e celularit, gjashtë për kalim në semaforin e kuq, pesë për mos përdorimin e rripit të sigurimit dhe 16 për automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Nga MPB-ja paralajmërojnë se kontrollet e përforcuara në komunikacion do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit që të rritet siguria në komunikacion.