Shkup, 16 janar – Dy persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në dy prej gjithsej gjashtë aksidenteve trafiku gjatë ditës së djeshme, ndërsa në katër ishin shkaktuar dëme materiale.
Nga SPB Shkup informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar 49 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa që është lejuar, tre shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, dy shoferë nuk ka dhënë përparësi për kalim të këmbësorëve në vendkalim të shënuar të këmbësorëve, dy shoferë nuk kanë dhënë përparësi për kalim, pesë shoferë nuk kanë dhënë përparësi për kalim në udhëkryq, dy shoferë nuk kanë poseduar pajisje dimërore, katër shoferë për mosposedim të rripit të sigurisë dhe 19 shoferë për shfrytëzim të celularit gjatë vozitjes së veturës. Janë sanksionuar edhe shtatë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendit të shënuar për kalim të këmbësorëve dhe një këmbësor i cili ka kaluar rrugën në të kuqe.
Nga trafiku janë shkyçur 18 shoferë, prej të cilëve dy që kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, 15 shoferë para se të pajisen me të drejtën për ngasjen e veturave dhe një shofer fillestar si dhe 10 automjete të paregjistruara.
Janë hasur 76 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 69 automjete.