Në kuadër të kontrolleve të përforcuara në rajonin e komunikacionit vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 221.
Nga masat e shqiptuara, 58 janë për shpejtësi më të lartë sesa lejohet, 15 për ngasje pa leje qarkullimi, shtatë për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, dy sanksione për përdorimin e celularit dhe katër për kalim në semafor të kuq.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme, informojnë se vazhdojnë kontrollet e përforcuara të trafikut edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion.