Vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme policia ka shqiptuar gjithsej 219 masa, si pjesë e kontrolleve të përforcuara të Ministrisë së Punëve të Brendshme në sferën e komunikacionit.
Siç informojnë nga MPB-ja, në mesin e të sanksionuarve, 18 janë për vozitje pa patentë shoferi, 10 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, nëntë sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, tetë për kalim në semafor të mbyllur (dritë të kuqe), 10 masa për vetura të paregjistruara dhe teknikisht jo në rregull dhe 18 për përdorim të celularit.
“Janë shqiptuar edhe 62 masa për vetura të parkuara jo në rregull dhe 13 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, shtohet në kumtesën e MPB-së.
Prej atje u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit që ta rrisim sigurinë në komunikacion.