Shkup, 23 shkurt – Në territorin e qytetit të Shkupit në kuadër të kontrolleve të përforcuara në komunikacion janë shqiptuar gjithsej 101 masa, mes të cilave për vozitje pa patentë shoferi 12.
MPB-ja sot kumtoi se shtatë sanksione janë për mosrespektim të shpejtësisë, dhe tre për automjete teknikisht me defekt për transportin publik.
“Janë shqiptuar gjashtë sanksione për përdorimin e celularit, tre për kalim në semafor të mbyllur (dritë të kuqe) dhe 29 për automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme”, theksohet në kumtesë dhe është paralajmëruar se kontrollet e përforcuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.
Apelojnë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat që të rritet siguria në komunikacion.