Në Shkup janë dënuar 38 shoferë të dehur

Policia mbrëmë te 38 shoferë në Shkup ka vërtetuar praninë e alkoolit në gjak, ndërsa tre të tjerë kanë refuzuar të kontrollohen. Të gjithë vozitësit policia i ka përjashtua nga komunikacioni dhe u ka marrë lejet e vozitjes.

“Nga ora 00:00 deri në orën 5:00 më 07.07.2019, Reparti për siguri të komunikacionit rrugor pranë SPB Shkup zbatoi aksion kontrollues për zbulimin e shoferëve që drejtojnë automjetin nën ndikim të alkoolit. Te 38 shoferë është vërtetuar prania e alkoolit në gjak, ndërsa tre të tjerë kanë refuzuar të kontrollohen. Të gjithë shoferët janë përjashtuar nga komunikacioni dhe ju morën lejet e vozitjes”, njoftojnë nga SPB Shkup.

Policia e SPB Shkup gjatë aksionit ka zbuluar edhe 43 shkelje të tjera me çka shqiptoi dënimet.