Në Shkup gjobiten 334 shoferë, 200 për tejkalimin e shpejtësisë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup dje ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 334 masa, nga të cilat 200 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, tetë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, dy sanksione për foli të vendosura jo të certifikuara (xhama të lyer).

Siç thuhet në njoftimin e policisë, janë shqiptuar dy masa për automjete të paregjistruara, katër sanksione për kalim në semafor të kuq, pesë masa për mospërdorim të rripit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, bëjnë të ditur nga MPB.

Advertisements