Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e forcuara në fushën e trafikut. Sipas njoftimit të MPB-së, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 190 gjoba, nga të cilat 68 sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, tetë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, pesë sanksione për automjete të paregjistruara.
“Gjithashtu janë shqiptuar 21 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, shtatë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për kalim sinjalistike të mbyllur – semafor i kuq…
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.