Një shofer dhe dy bashkëudhëtarë në automjete rrugore ishin lënduar rëndë në tre prej gjithsej 35 aksidenteve të cilat fundjavën e kaluar kishin ndodhur në rajonin e SPB Shkup. Në 14 aksidente më lehtë ishin lënduar 20 persona, ndërsa në 19 ishin shkaktuar dëme materiale.
Nga SPB Shkup informojnë se gjatë fundjavës policia e trafikut ka sanksionuar 28 shoferë të cilët vozisnin më shpejtë se sa është e lejuar, ndërsa nga komunikacioni ishin përjashtuar 52 shoferë nën ndikimin e alkoolit, 44 shoferë para se të marrin lejen për vozitje dhe 11 fillestarë, si dhe 43 automjete të paregjistruara.
Ishin sanksionuar edhe 12 shoferë të cilët kishin kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, tre shoferë të cilët kishin kaluar në të kuqe, tre shoferë për reshtim të palejuar, shtatë shoferë për mosposedim të rripit të sigurisë dhe 23 shoferë të cilët flisnin në celular derisa vozisnin. Janë sanksionuar edhe tre shoferë të motorit, moped dhe motoçikletë të cilët nuk kishin helmetë mbrojtëse.
Policia e trafikut ka dhënë edhe 170 dënime për parkim të palejuar, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotreci”, janë larguar 134 shoferë. (koha.mk)